Sport

Radu Dragusin ose Van Dijk-u rumun


Mbrojtësi 19-vjeçar i lindur në Bukuresht të Rumanisë, Radu Dragusin-i është një nga talentet më të kërkuar së fundmi, pasi është në përfundim të kontratës me Juventus-in. Për lojtarin kishte interes nga Chelsea, Leipzig-u, PSG-ja, Tottenham-i Newcastle dhe Atletico Madrid-i.

Kur talentet e futbollit pyeten për idhujt e tyre, zakonisht emrat që ata thonë janë Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo. Por, nuk është kështu për rumunin, pasi idhulli i tij është Virgil van Dijk-u i Liverpool-it.

“Unë jam frymëzuar nga Van Dijk, si dhe Bonucci dhe Chiellini”, tha Dragusin në një intervistë për Juventus TV.

Ndërkohë, Dragusin-i vjen nga një familje sportistësh. I ati luante volejboll dhe e ëma basketboll. Të dy kanë përfaqësuar Rumaninë, çka edhe Radu e bën në futboll aktualisht me U21.

Pasi kaloi katër vite me ekipin Sportul Studentesc-in, me të cilët u aktivizua që nga mosha shtatë vjeçare, ai kaloi te Regal Sport Bucharest-i në 2013.

Atletico Madrid-i, Chlesea, PSG dhe Juventus-i ishin në garë për të marrë shërbimet e kapitenit të Regal Sport-it U16. Bardhezinjtë ja dolën të fitonin garën në 2018 dhe paguan për kartonin e Dragusin-it 250 mijë euro.

“Vëllai im më thirri dhe më tha se ka një lojtar të ri dhe unë e dërgova atë për ta parë me sytë e tij”, tha Florin Manea, agjenti që ndërmjetësoi lëvizjen e Dragusin-it në Itali.

“Duke më thënë se ai është një yll, kështu që unë raportova me shpejtësi të Juventus-i”.

“Pas rreth një ore, Matteo Tognozzi, shefi i vëzhgueve të talenteve të Juventus-it, më thirri për të më thënë që Radu i bëri përshtypje të gjithëve. Ekipet e tjera ishin të interesuara gjithashtu, por bardhezinjtë me të vërtetë e donin atë”.

“Ai më pyeti, ‘ku mund të bëhej një mbrojtës i shkëlqyer qëndre?’ Edhe Chelsea e donte, por kjo është arsyeja pse ai zgjodhi Juventus-in”.

Dragusin-i fillimisht u integrua në skuadrën U17 të Juves, por pas një sezoni në atë nivel ai u promovua shumë shpejtë, për të luajtur me skuadrat U19 dhe U23, me këta të fundit që luajnë në Serinë C.

Dragusin është thirrur disa herë nga Andrea Pirlo, që pas ndeshjes me Lazion, që shënonte thirrjen e parë nga ekipi i parë i Juventus-it. Debutimin e bëri në Ligën e Kampionëve, në përballjen me Dynamo Kiev-in, kur u përfshijë në lojë, në minutën e 69 të takimit.

Ai ka vijuar të bëjë tre paraqitje të tjera. Madje së fundmi është hedhur ideja që mund të përshtatej edhe si mbrojtës i djathtë në munges të alternativave që Juventus-i kishte.

Kontrata e Dragusin është në përfundim, pikërisht në 30 qeshor 2021 mbaron bashkëpunimi mes Dragusin dhe Juventus-it. Por, Goal.com raportoi në janar se Juventus-i ka gati një marrëveshje pesë vjeçare me rumunin, por që akoma nuk është nënshkruar.

“Ne kurrë nuk e kemi pasur idenë për të lënë Juventus-in, nënshkrimi i një marrëveshje të re nuk do të jetë një problem. Ne e shohim të ardhmen e tij në Juventus”.

“Tre vite më parë ai ishte duke parë Ronaldon në televizor, tani luan me të. Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, përfundoi Manea.

Gjithsesi Juventus-i është në pritje që Dragusin të vendosi ose jo qëndimin në Torino, apo do të zgjedhë një nga shumë opsionet që ka në rast largimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore