Sport

Radamel Falcao kthehet në La Liga


Një ndër surprizat më të mëdha të ditës së fundit të merkatos ishte transferimi i Radamel Falcao-s te Rayo Vallecano.

Falcao kthehet në Spanjë për herë të parë që kur u largua nga Atletico Madrid në drejtim të Monaco-s.

Të martën, ai nënshkruajti me një emër surprizë.

Madrid-i do të jetë përsëri qyteti në të cilën Falcao do të luajë, mirëpo klubi do të jetë një i çuditshëm.

Kolumbiani do t’i bashkohet skuadrës së sapongjitur në kategori, Rayo Vallecano.

Falcao ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Vallecano-n.

Synimi i Falcao-s është që të jetë prezent në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, dhe me Rayo-n ka mundësi të artë që të luajë futboll në vazhdimësi.

Falcao në vetëm dy sezone te Atletico Madrid-i, shënoi 70 gola.

Ai kthehet në La Liga pasi përfundoi kontratën me Galatasaray-n.

Radamel refuzoi disa oferta nga Italia.

Ai si futbollist i Vallecano-s do të prezantohet pas pushimit të kombëtareve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore