Lajme

Qytetarët e vaksinuar nuk respektojnë masat anti-covid në Indi


Një numër i lartë i qytetarëve tani kanë krijuar imunitet kundër coronavirus-it nga infeksionet e mëparshme ose nga vaksinimit.

Sipas ekspertëve është e nevojshme të zbatohen masat kufizuese për të shmangur një valë të dytë infektimi, të ngjashme me atë të parën.

Doktor Yudhyavir Singh, i cili ka menaxhuar pandeminë në New Delhi, tha se është e rëndësishme të hiqen disa kufizime për të rifilluar aktivitetet ekonomike, kur rastet janë të ulëta.

“Nuk duhet të ulen masat kufizuese”, ka bërë thirrje Dr. Singh, ndërsa shtoi se qytetarët në Delhi mund të kenë krijuar imunitet.

Ndërsa Dr. Pooja Khosla, konsulent i vjetër në Spitalin Sir Ganga Ram, tha se vala e dytë e coronavirus-it na ka mësuar që rastet mund të rriten papritmas.

Pragya Sharma, profesor në Kolegjin Mjekësor Maulana Azad, tha se vala e tretë mund të përfshijë vendin por numri i njerëzve që do të infektojë do të varet nga zbatimi i masave parandaluese dhe ritmi i vaksinimit.

Sharma mendon se zbatimi i masave parandaluese dhe kufizuese është një çështje e rëndësishme.

Pas një vale të dytë të coronavirus-it, njerëzit kanë filluar të marrin seriozisht vaksinimin.

Akoma, ekziston një përqindje e njerëzve që nuk janë infektuar ose nuk kanë zhvilluar mjaft antitrupa pavarësisht se janë vaksinuar, për arsye të ndryshme. Ky grup njerëzish, i cili është pothuajse 30% e popullsisë në Delhi.

Me heqjen e kufizimeve, njerëzit nga zonat rurale kanë filluar të vijnë në Delhi ose ata që kanë mbetur të izoluar deri më tani po largohen.

Ekziston gjithashtu një mundësi që një variant i ri të anashkalojë imunitetin e arritur përmes vaksinimit dhe infeksionit të mëparshëm.

Delhi luftoi me një valë të dytë brutale të pandemisë që u mori jetën një numri masiv njerëzish.

Më 20 prill, Delhi kishte raportuar 28 mijë 395 raste, më të lartat në qytet që nga fillimi i pandemisë. Më 22 prill shkalla e rasteve pozitive të rastit ishte 36.2 përqind, më e larta deri më tani.

Numri më i lartë i 448 vdekjeve u raportua më 3 maj.

Kryeqyteti ka regjistruar 2 mijë 369 raste të coronavirus-it në 30 ditët e fundit (që prej 24 qershorit), 79 raste në ditë mesatarisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore