Lajme

Qeveria suedeze dënon djegien ‘islamofobike’ të Kuranit


Qeveria e Suedisë ka dënuar djegien e Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit, duke e quajtur atë një akt “islamofobik”, pasi një organ ndërkombëtar islamik bëri thirrje për masa për të shmangur djegiet e ardhshme.

“Qeveria suedeze e kupton plotësisht se aktet islamofobike të kryera nga individë në demonstratat në Suedi mund të jenë ofenduese për myslimanët”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto akte, të cilat në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e qeverisë suedeze”.

Dënimi erdhi si përgjigje ndaj thirrjes për masa kolektive për të shmangur djegiet e ardhshme të Kuranit nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) me bazë në Saudi.

Trupi prej 57 anëtarësh u takua në selinë e tij në Jeddah për t’iu përgjigjur incidentit të së mërkurës, në të cilin një shtetas irakian që jetonte në Suedi, Salwan Momika, 37 vjeç dogji disa faqe.

OIC u kërkoi vendeve anëtare që të “marrin masa të unifikuara dhe kolektive për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të përdhosjes së kopjeve të Kuranit”, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të jashtëzakonshëm.

“Djegia e Kuranit, apo e ndonjë teksti tjetër të shenjtë, është një veprim fyes dhe mosrespektues dhe një provokim i qartë. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur nuk kanë vend në Suedi apo në Evropë”, tha Ministria e Jashtme suedeze.

Ministria shtoi se Suedia kishte një “të drejtë të mbrojtur me kushtetutë për lirinë e tubimit, shprehjes dhe demonstrimit”.

Vende duke përfshirë Irakun, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Marokun kanë thirrur ambasadorët suedezë në shenjë proteste ndaj incidentit të djegies së Kuranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore