Lajme

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër pandemisë


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID. Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që të zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë dhe orë policore të ketë nga ora 00:00 deri në 05:00.

Nga tash, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë lirshëm deri në orën 00:00, e jo deri më 22:00 siç ishte deri tash.

Maska do të vazhdojnë të mesin obligative vetëm në rastet e ngasjes si i vetëm, apo me familjarët e ngushtë; gjatë vrapimit apo ngrënies dhe pijes. Gastronomisë do t’i lejohet aktiviteti deri në orën 23:00.

Procesi mësimor tani do të zhvillohet në mënyrë të rregullt në të gjitha institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor.

Me prani fizike tani do të zhvillohet edhe procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, si dhe në ato të arsimit të lartë me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Sa i përket numrit të personave që mund të marrin pjesë në ngjarje të zhvilluara në ambiente të jashtme dhe të mbyllura, ka ndryshime në masa.

Sipas vendimit të ri, do të lejohen grumbullimet e 70 personave në ambiente të jashtme që marrin në ngjarje kulturore, ndërkaq, në aktivitete që zhvillohen në ambiente të mbyllura do të lejohen 30 persona.

Ceremonitë fetare dhe pritjet për ngushëllim, që mbahen në ambiente të mbyllura, do të lejohen që të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërkaq në ambiente të hapura 70 persona, duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën.

Të gjitha masat e reja kundër COVID-19 mund t’i lexoni KËTU

Ligji për vendosjen e maskave në Kosovë vazhdon të mbetet në fuqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen në formë elektronike të shtunën e 23 tetorit.

Në këtë mbledhje u miratua po ashtu kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategorinë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Propozimi i komunave ka qenë që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSH-ja.

Ky vendim ka ardhur pas propozimit të komunave në mbledhjen e të premtes.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi sqaroi për AP se në takimi, AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku.

Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues tek ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të shtunën (23 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me Coronavirusin e ri. Shifra ka dalë pas testimit të 2 mijë e 280 mostrave.

Në total, persona në Kosovë janë vaksinuar 697 mijë e 728 me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq 834 mijë e 857 me një dozë.

Në Kosovë përdoren dy vaksina kundër Coronavirusit, ajo e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore