Bota

Qeveria Bjelloruse “devijon aeroplanin Ryanair për të arrestuar gazetarin”


Një aeroplan i Ryanair që fluturonte nga Greqia drejt Lituanisë është devijuar në Minsk, të dielen e 23 majit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës bjelloruse, kjo është bërë që të arrestohej një gazetar në bord.

Kanali opozitar Nexta, në Telegram, njoftoi se ish-redaktori i tij Roman Protasevich ishte nën arrest.

Svetlana Tikhanovskaya, e akuzuar nga Alexander Lukashenko vitin e kaluar, për sondazhe të manipuluar, kërkoi lirimin e gazetarit.

Qeveria bjelloruse akoma nuk ka një deklaratë

Që nga zgjedhjet e gushtit, 66-vjeçari Lukashenko, që ka drejtuar vendin që nga viti 1994, ka ‘goditur’ zërat kundërshtues, ndër to dhe shumë figura të opozitës.

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, shkroi në Twitter se, Bjellorusia qëndron pas një “veprimi të neveritshëm”.

Devijimi i Fluturimit FR4978 nga Athina për në Vilnius, të dielën, u krye njoftua në mënyrën online. Autoritetet treguan se avioni po kthehej për në Minsk, pak para se të arrinte në kufirin e Lituanisë.

Media ruse citoi deklaratën për shtyp të aeroportit të Minskut, ku thuhet se aeroplani kishte bërë një ulje emergjente pas një alarmi për bombe.

Belta, agjencia shtetërore e lajmeve në Bjellorusi, tha se, Lukashenko kishte dhënë urdhrin që aeroplani të ulej në Minsk dhe se një avion luftarak MiG-29 ishte dërguar për të shoqëruar avionin Ryanair.

Nexta shkroi se asnjë anëtar i stafit nuk u gjet në bord, ndërsa udhëtarët u kontrolluan një nga një.

Media ruse, Nexta, luajti një rol kryesor për opozitën gjatë zgjedhjeve dhe pas saj.

Në një seri publikimesh në Tëitter, Tikhanovskaya akuzoi qeverinë e Bjellorusisë se e detyroi aeroplanin të ulej, për të arrestuar gazetarin Protasevich.

I cili tha se u përball me dënimin me vdekje pasi ai ishte kategorizuar si terrorist.

Tikhanovskaya tha se Protasevich ishte larguar nga Bjellorusia në 2019-n dhe mbuloi zgjedhjet presidenciale 2020, me agjencinë Nexta.

Udhëheqësit perëndimorë kanë mbështetur Tikhanovskaya-n, e cila pretendoi fitoren në zgjedhje.

Ajo u bë kandidate pasi burri i saj u burgos dhe nuk u lejua të kandidonte.

Dhjetëra mijëra protestues u grumbulluan vitin e kaluar në kryeqytetin Minsk, për muaj me radhë, kundër deklaratës së Lukashenko-s për fitoren.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post (AP).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore