Lajme

Pupovci apelon për respektim të masave anti-COVID në shkolla


Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShti), Dukagjin Pupovci.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShti), Dukagjin Pupovci në konferencë për media është pyetur lidhur me rastin e një ngacmimi seksulal në Malishevë.

Ai tha se, “ka një sërë arsyesh që të përpilohet kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj”.

Pupovci, bëri të ditur se nga 25 tetori të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, por që masat anti-COVID duhet të vazhdojnë të respektohen.

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.

Shkolla “Faik Konica”.

“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që  kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.

Sipas Pupovcit, çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentët e nivelit bachelor dhe master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.

Ndryshe, nxënësit e klasave të gjashta, shtata, teta dhe të nënta në Kosovës janë ballafaquar me mungesë të librave në fillim të vitit shkollor.

Procesi mësimor i paraparë të filloj me 1 shtator ishte shtyrë deri më datën 27, kjo kishte ndodhur për shkak të numrit të madh të infeksionit COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore