Muzikë

Publikohet “Prit pak” nga Lumi B dhe Xhensila Myrtezaj


Siç edhe kishin paralajmëruar ditë më parë, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe rep artisti, Lumi B, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Prit pak” është titulli tashmë i zbuluar i projektit, teksa kënga është producuar nga BigBang, për melodinë e së cilës është përkujdesur, Yll Limani.

Video klipi i gjiruar nga “Cinegr8”, shfaq Xhensilën dhe Lumi B, në një formë shumë interesante, ndërsa përçon plot ritme verore.

Si gjithëherë, edhe kësaj radhe, Myrtezaj është paraqitur me një dukje të kuruar deri në detaje. Grim të bërë nga Sellma Kasumoviç, ndërsa për flokët i ka besuar punën, Kacit.

Madje, pjesë e video klipit është edhe një grup statistësh vallëtar për performancën e të cilëvë është përkujdesur koreografi, Andi Murra.

Kënga është mirëpritur që në minutat e parë të lansimit, teksa është komplimentuar nga ndjekësit e dyshes në rrjete sociale.

Të shumtë kanë qenë edhe artistët që e kanë përkrahur publikisht projektin më të ri të Xhensila Myrtezajt e Lumi B.

Yll Limani, Lyrical Son, Bruno, Majk e Luar Arani janë vetëm disa nga personazhet publike të cilët duken se e kanë pëlqyer “Prit pak” dhe nuk kanë nguruar ta postojnë atë nëpër llogaritë e tyre të mediave sociale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore