Lajme

Publikimi i Dosjeve nga Albanian Post – Flet Fetah Rudi: Janë të vërteta, konfirmim i asaj që kam thënë


Fetah Rudi i shtrirë në spital, pasi i kishte shpëtuar atentatit

Fetah Rudi, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilin dosjet e UNMIK-ut të publikuara nga Albanian Post, zbardhin se si kishte ndodhur atentati ndaj tij, ka shkruar një status në Facebook duke pohuar se ajo çfarë thuhet në dosje është e vërteta.

Detajet e publikuara Rudi pohon se “nuk janë një risi për mua”.

“Këto janë vetëm konfirmim i asaj që e kam thënë tash e 20 vite. Unë atëherë, tash e gjithmonë do ta them vetëm të vërtetën’, shkruan Rudi.

Ai është ankuar se “drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore, i dinë me detaje organizatorët e vrasësit të cilët bën vrasjet politike në Kosovë, dhe nuk ndërmorën asnjë hap për zbardhjen e tyre”.

Rudi, të cilin sulmi me breshëri plumbash e la me lëndim të përhershëm të boshtit kurrizor, thotë se “çdo herë kam qenë i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë, si atë ndërkombëtare edhe atë vendore”.

Por, siç shprehet ai, “drejtësia ndërkombëtare ka dështuar. Shteti i Kosovës ka dështuar”.

“Edhe njëherë, kjo dosje është konfirmim i asaj që kam thënë”, shkruan Rudi.

Lexojeni tekstin e plotë se si ndodhi atentati që e la te paralizuar Fetah Rudin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore