Sport

PSG nuk njeh kundërshtar as me 10 lojtarë, Messi shënon të parin në Francë


PSG-ja ka arritur të marrë fitoren e radhës në Ligue 1 dhe të 12-ën nga 14 ndeshjet e luajtura. Fitorja kësaj radhe erdhi përballë Nantes-it me rezultatin 3-1.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë në Ligue 1.

Parizienët kaluan në avantazh që në minutën e dytë të takimit. Super talenti francez, Kylian Mbappe, e dërgoi topin në rrjetë, pas asisit të dhënë nga Leandro Paredes-i.

Pjesa e parë nuk do të kishte ndryshim rezultati. Gjithçka do të ndodhet në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht, PSG-ja mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të portierit, Keylor Navas, në minutën e 65.

Miqtë do të barazonin përkohësisht ndeshjen në minutën e 76, me anë të Randal Kolo Muani-t. Barazimi do të zgjaste vetëm pesë minuta. Kësaj radhe do të ishin përsëri miqtë që do të shënonin, por në portën e tyre. Dennis Appiah ishte autoi i autogolit.

Gjashtë minuta më vonë do të shënonte super ylli i futbollit, Messi. Argjentinasi vlerësoi maksimalisht asistin e Mbappe-s dhe e dërgoi në rrjetë, duke shënuar golin e parë në Ligue 1.

Me fitoren e arritur, PSG-ja shkon në kuotën e 37 pikëve. Ndjekësi më i afërt është Lens-i me 24 pikë. Nantes-i mbetet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 11.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore