Përballje

PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient, Mbappe shënon gol interesant (VIDEO)


Lorient ishte surpriza e javës së 33-të në kampionatin francez, teksa e mposhtën në udhëtim skuadrën e Paris Saint-Germain me rezultat 1:3.

Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, kur Enzo Le Fee shënoi për t’i kaluar në epërsi mysafirët.

Gjërat pastaj u komplikuan edhe më shumë për Parisin, kur në minutën e 20-të përjashtohet nga loja Achraf Hakimi, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë nëntë minuta më vonë, Kylian Mbappe shënoi një gol interesant, që moti nuk është parë në një ndeshje futbolli.

Francezi e “vodhi” një top të lëshuar në tokë nga portieri i Lorient dhe më pas shënoi për 1:1.

Por, barazimi zgjati vetëm nëntë minuta, kur Darlin Yongëa shënoi për ta rikthyer Lorient-in në epërsi.

Në pjesën e dytë, PSG u mundua ta barazonte rezultatin, por ishte e pamundur me një lojtar më pak në fushë.

Dhe, golin që s’e gjeti, e pranoi një minutë parafundit të ndeshjes, kur Bamba Dieng shënoi për 1:3, gol ky që ishte i tre pikëve në këtë ndeshje.

Pavarësisht humbjes, PSG vazhdon të mbetet lider në Ligue 1 me 75 pikë, tetë më shumë se Marseille e vendit të dytë, të cilët do të ndeshen me Auxerre me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë, Lorient nuk ka objektiva këtë sezon, të cilët gjenden në vendin e 10-të me 48 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore