Kosova

PSD në konferencë: Molliqajt nuk iu tregua fletarresti nga policia


PSD në konferencë për media.

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Dren Kukaj, në konferencë për media ka thënë se gjatë arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës nuk është treguar fletarresti.

“Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit e as nuk është prezantuar fletarrestim. Fletarresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor. Neve na është treguar vetëm një screnshot ku kemi vërejtur se është realizuar pas arrestimit” ka deklaruar Kukaj.

Ai thotë se, “aktvendimi nuk na është dhënë as neve si ekip i mbrojtjes, por as Dardanit, pasi për një aktvendim të tillë duhet të përmbushen disa nga kriteret themelore”.

Ndërsa, bëri të ditur se operacioni policor i realizuar ka përfshirë një numër të madhë të policëve.

“Kemi të bëjmë me një operacion policor të realizuar me 60 policë që kanë qenë më armë të gjatë afër televizionit ku ai ka pasur të merr pjesë në emision”.

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Dren Kukaj

Sipas tij, “fakti që kemi një arrestim pa fletarrest tregon që gjithçka ka qenë e orkestruar politikisht, më së largi nga ministri Xhelal Sveçla e pastaj nga kryeministri Albin Kurti”.

Kukaj edhe një herë bëri të ditur, se kreu i PSD-së nuk ka qenë i fshehur për asnjë moment.

“Dardani nuk ka qenë i fshehur ka qenë këtu në zyre ka qenë në qytet, ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij”.

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, është shprehur se mbledhja e 3 mijë personave në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, “sigurisht që e tmerroi Albin Kurtin”.

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi

Derisa, PSD ishte në konferencë për media, policia e Kosovës përmes në rrjetin social ‘Facebook’ si sqarim ka publikuar vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes, ku shkruan se kjo thirrje është dorëzuar në zyrat e PSD-së, por se e njëjta nuk është pranuar nga të pranishmit.

Vërtetimi i policisë së Kosovës mbi vërtetimin e thirrjes të Dardan Molliqaj.

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj është arrestuar të martën e një shkurtit nga policia e Kosovës afër zyrave të T7, ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Molliqaj ishte i ftuar në këtë emision për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimit të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga 29 janari kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, pasi që më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa goditi me një shuplakë një zyrtar policor.

Ndryshe, Molliqaj me 30 janar është deklaruar lidhur me këtë incident duke thënë se “përgjegjësia mbi incidentin më takon mua”.

“Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për atë çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal”, shkroi Dardan Molliqaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore