Lajme

PSD-ja shpërndan “pesëqindshe” tek KEDS-i


Aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë shpërndarë monedha false prej 500 euro tek objekti i  Kompanisë kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

“Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”, shkruan në “çekun” që PSD-ja ka varur sot në rrethojat e objektit të KEDS-it.

Përveç thasëve të mbushura me kartëmonedha false në vlerë prej 500 euro, ata kanë vendosur edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është shprehur se është hera e parë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është prezentë para fillimit të protestës nga kjo parti,

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

“Ne kemi bërë aksione goxha shpesh në këtë vitin e fundit që po e lëmë, por asnjëherë deri më sot Njësia Speciale nuk na ka pritur. Ka ardhur Njësia Speciale pasi e kemi përfunduar aksionin. Veç me qenë Njësia Speciale para protestës aty është hera e parë. Çka do të thotë kjo?”, deklaroi Molliqaj.

Aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të ruajtjes së kapitalit të koncentruar.

“Kjo do të thotë se ne mund ta sulmojmë Qeverinë e Kosovës, mund të ketë çfarëdo dëmi material e të tjera, por vetëm një vend është i ruajtura e ky është kapitali i koncentruar privat. Kjo tregon që shteti jonë është shtet që i shërben kapitalit të koncentruar ose kapitalit të koncentruar në disa individë”.

Aktivistët e PSD-së kanë tentuar të hyjnë edhe brenda objektit të KEDS-it, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, tek objekti i KEDS po qëndrojnë edhe dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore