Lajme

PSD-ja e krip Qeverinë


Fotografia nga aktiviteti simbolik i PSD-së

“Na kripët”, ishte mesazhi i shkurtër i aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, këtë të premte të 11 marsit, të cilët në mënyrë simbolike derdhën një sasi të konsiderueshme të kripës përpara hyrjes kryesore të Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste ndaj shtrenjtimit të pa ekuivok të çmimeve të produkteve esenciale të shportës së qytetarit.

“Jeta ka filluar të bëhet shumë e shtrenjtë”, tha Nol Nushi aktivisti i PSD-së, i cili i mllefosur me mos-veprimin e Qeverisë së Kosovës ndaj rritjes së çmimeve potencoi se paralelisht me këtë qytetarët janë dëshmitarë të mungesës së aktivizimit të mekanizmave shtetërore.

“Kemi parë që qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse përballë kësaj krize kanë zgjedhur të heshtin, mos të bëjnë asgjë dhe të gjejnë vetëm fajtor”, ka shtuar ai.

Për Nushin, kripa në mesin e plot produkteve – çmimi i të cilëve fluturoi për një periudhë të shkurtër –  është i vetmi që nuk është shtrenjtuar.

“Ka një arsye se pse kripa nuk po shtrenjtohet ky objekti këtu [Qeveria e Kosovës ] praktikisht është një fabrik i prodhimit të kripës”, thotë Nushi.

“Kryeministri ministrat po na kripin çdo ditë”, shton ai duke potencuar se “na kanë krypur para zgjedhjeve, në fushata dhe po na kripin edhe pas zgjedhjeve, na kanë kripë për punësime familjare, për tenderomaninë, për zhvillimin ekonomikë të vendit, pothuajse në secilin qëndrim të tyre politik dhe socio ekonomik ata na kanë kripur”.

“Prandaj me direktivat e Kryeministrit Kurti ata që kanë marrë shumë miell le ta kthejnë nëpër furra ne sot simbolikisht po ia u kthejmë atyre kripën që Kurti ju ka thënë qytetarëve deri tash”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore