Lajme

Protestojnë familjarët e 5 të vdekurve në aksident, pasi shkaktari u lirua


Protesta në Shtime.

Të premten në qytetin e Shtimës është mbajtur një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë në rastin ku nga një aksident humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramdani, në qershor të këtij viti.

Protesta u zhvillua pas kërkesës së prokurorit dhe aprovimit nga ana e gjykatës për lirimin në arrest shtëpiak të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbetën të vdekur fillimisht katër anëtarët, e më pas edhe anëtari i pestë i kësaj familje.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Ministre ku je”, “Po drejtësi, jo korrupsion”, e tjera pankarta.

Tomë Gashi, avokat mbrojtës ka thënë se nuk ka pasur arsye ligjore që të vazhdojë paraburgimi ndaj E.M.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës te E.M për shkak të interesimit të gazetarëve lidhur me rastin e aksidentit tragjik që ka ndodhur më 06.06.2021 në magjistralen Ferizaj-Shtime jap këtë sqarim: Me qenë se hetimet kanë përfunduar dhe gjatë hetimeve janë siguruar provat relevante nuk ka pasur arsye ligjore që paraburgimi ndaj E.M të vazhdohet”, thotë në reagimin në Facebook avokati Gashi.

Me tëj ai thotë se “Për këtë rast është ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për vepër penale: rrëzim i komunikacionit publik nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të kodit penal të Republikës së Kosovës”.

Ilustrim.

Të enjten, për protestën në Shtime është njoftuar nga familja Ramadani.

“Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatës dhe kërkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”.

Aksidenti tragjik kishte ndodhur më 6 qershor, në Koshare të Ferizajt. Në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VË Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pesë persona të cilët ishin në automjetin VË Golf : N.R. 39-vjeçar – drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar. I.R., 32-vjeçe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore