Lajme

Protesta kundër propozimit francez në ditën e gjashtë – të shtëna me armë e gjuajte me mjete të forta


Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës të kësaj të mërkure në Shkup të Maqedonisë Veriore kundër propozimit francez për të gjashtën ditë me radhë, raporton Alsat M.

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërri tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Përmes brohortijeve “Dorëheqje”, “Tradhtarë”, protestuesit kanë djegur transparentin me deputetët e shumicës parlamentare.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Gjatë protestës, policia maqedonase tha se janë lënduar katër policë.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, gjatë një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, tha se “propozimi francez” është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kemi pritur për 17 vjet.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndodhet para vendimit për pranimin ose jo të propozimit të modifikuar francez, propozim ky që do të ndihmonte në heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore