Zgjedhjet në Shqipëri

Prokuroritë regjistruan procedimin penal për 38 njoftime lidhur me krimet zgjedhore


Prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në lidhje me  zgjedhjet.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore deri më datë 7 maj 2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

Gjithashtu janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime për veprat penale lidhur me zgjedhjet.

Janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht ndërkohë janë arrestuar në flagrance pesë persona.

Është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore,20 referime të policisë gjyqësore dhe  23 ardhur me transferim nga SPAK.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore