Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës: Aktakuzë ndaj 10 personave për blerje dhe shitje të substancave narkotike


Prokuroria Speciale e Kosoves

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.K., nën dyshimin se, “në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin për medie të prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri Z.K. thuhet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë të përfshirë në rast, në vazhdimësi ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, “rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake”, njofton prokuroria Speciale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore