Shqipëria

Prokuroria e Turqisë kërkon mbi 40 mijë vjet burg për Faruk Özer


Prokuroria publike e Turqisë ka kërkuar mbi 40 mijë vjet burg për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Fatih Özer.

Ky i fundit, u ekstradua nga Shqipëria drejt Shqipërisë në prill të këtij viti.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu” dhe transmetuesi “TRT”.

Rasti për 21 të pandehur, përfshirë Özer-in, po zhvillohet në Gjykatën e 9-të të Lartë Penale të Anadolia-s.

Prokurori publik e dha mendimin e fundit të tij rreth çështjes.

Për Faruk Fatih Özer-in, i cili është akuzuar për “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit” dhe “pastrim i pasurive të tregtarëve ose drejtuesve të kompanive dhe menaxherëve të kooperativave që rezultojnë nga mashtrimi dhe krimi”, kërkohet nga 12 mijë e 142 vjet deri më 40 mijë e 462 vjet dënim burg.

Özer u arrestua më 30 gusht të vitit të kaluar në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë në Elbasan më 2 shtator 2022 për vazhdimin e masës së arrestit ndaj Özer-it u apelua nga avokatët e tij më 14 shtator 2022.

Gjykata e Apelit në Durrës më 20 shtator miratoi vendimin për arrestimin e Özer-it.

Gjykata e shkallës së parë në Elbasan në seancën më 17 nëntor 2022 njoftoi se është pranuar kërkesa e prokurorisë së Elbasanit për “lejimin e ekstradimit të Özer-it në Turqi”, ndërsa Özer më 7 dhjetor 2022 apeloi këtë vendim.

Në seancën e mbajtur më 30 nëntor 2022 në Gjykatën e Apelit Durrës lidhur me këtë vendim, u miratua vendimi për ekstradimin e Özer-it.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë e Shqipërisë më 13 prill vendosi mospranimin e ankesës të paraqitur nga themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kundërshtonte vendimin që lejon ekstradimin e tij në shtetin turk.

Pas këtyre vendimeve, më 20 prill Özer u ekstradua me avion në Stamboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore