Gjykata Speciale

Prokurori: Provat vërtetojnë se Salih Mustafa me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave


Salih Mustafa.

Në seancën e dytë të Apelit ndaj Salih Mustafës, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka prezantuar parashtrimet e veta lidhura me përcaktimin e dënimit.

Sipas prokurorit, provat vërtetojnë se Salih Mustafa, me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave me dijeni se mund të çonte në vdekje.

“Në qoftë se provat nuk e vërtetojnë këtë, atëherë ju gjykatës duhet ta keni parasysh përkufizimin e synimit. Sipas nesh, provat në mënyrë të prerë vërtetojnë se zotëri Mustafa të paktën në mënyrë të qëllimshme shkaktoi lëndime të rënda me dijeni se kjo mund të çonte në vdekje”.

“Ka disa faktorë të aktgjykimi të cilat mund të nxjerrin në atë deduktim është prania e z. Mustafa në atë kompleks, kompleksi ishte i vogël, pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në keqtrajtimin e të burgosurve të tjerë përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit, përdorimin e armëve të bejsbollit”, tha prokurori.

Ndërsa, ka sqaruar se provat nuk mund të përcaktojnë se Mustafa kishte për synim për të shkaktuar lëndim të rëndë, por që logjikisht mund ta kishte ditur se veprimet ose mosvperimet dërgojnë në vdekje.

“Duhet të vlerësonin faktin se synimi i z. Mustafa nuk mund të deduktohet në asnjërin prej këtyre kritereve. Me fjalë të tjera trupi gjykues konstatoi se ai kishte synimin për të vrarë, por në qoftë se provat nuk mund ta përcaktojnë se ai kishte të paktën synimin për të shkaktuar lëndim të rëndë fizik dhe logjikisht duhet ta kishte ditur se veprimet ose mosveprimet të çonin në vdekje”.

Prokurori i Gjykatës Speciale.

“Nga këto aspekte, dikush, një gjykues i arsyeshëm mund të nxjerrë përfundimin lidhur me dijeni dhe elementin e cenueshmërisë”, tha prokurori.

Prokurori u shpreh se ai e la viktimën në gjendjen e cila nuk mund të ecte dhe e la në prag të vdekjes.

“Dhe përsëri do të theksoj versionin më të dobishëm për z.Mustafa që është që ai e la atë njëri në atë gjendje ku nuk mund të ecte në prag të vdekjes. Njëri që kishte në ndalimin e tij në një gjendje që ishte në rrezik të drejtpërdrejtë të vdekjes”, tha prokurori.

Lidhur me pyetjen se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm, prokurori potencoi se në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes.

“Pyetja e dytë është se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm. Sipas nesh, kjo nuk është një pyetje i nderuar gjykatës që duhet ta gjeni në këtë çështje sepse në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes së paligjshme”.

Ndërsa, sipas prokurores së ZPS-së, Claire Lawson, se trupi gjykues bëri këtë vlerësim me kujdesin më të madh.

“Dënimi me 26 vjet burgim i denjë dhe proporcional. Proporcionaliteti në këtë kontekst para së gjithash ka të bëjë me lidhjen apo raportin midis  peshës penale dhe përgjegjësisë së Z. Mustafa për këto. Trupi gjykues e bëri këtë vlerësimin me kujdesin më të madh në këtë çështje gjyqësore duke nxjerrë një numër konstatimesh të rëndësishme”.

Lidhur me parashtrimet e mbrojtjes, ajo potencoi se mbrojtja ka bërë deklarata të thata me atë se për të njëjtin lloj krimi nuk ekziston dënim me burg kaq i gjatë në tribunalet ndërkombëtare.

Prokurorja e ZPS-së, Claire Lawson.

“Ka disa arsye që kjo nuk demonstron ndonjë gabim në dënimin e dhënë, parasë gjithash trupi gjykues ka kompetencë të gjerë diskrecionale në përcaktimin e dënimit të duhur duke marrë parasysh rrethanat personale të të akuzuarit dhe peshën e krimit si dhe faktorët rëndues dhe lehtësues që do të thotë një dënim mund të jetë i konsiderueshëm edhe kur lidhet me të njëjtin lloj krimi”, ka deklaruar Lawson.

Prokurorja  tha se nuk mund të merret një dënim prej një rasti tjetër dhe të transportohet të një rast tjetër për të nxjerrë konkludime se dënimi ishte i tepruar.

“Nuk mund të transportohet apo të merret një dënim prej një rasti dhe thjeshtë të transponohet në një rast tjetër për të nxjerrë një konkludim se dënimi kapricoz ose i tepruar duhet të deduktohet se është jashtë çdo proporcioni të arsyeshëm me dënimet e dhëna në rrethana të ngjashme në krime të njëjta”.

Në seancën e së enjtes, 51 pika ishin paraqitur nga avokati i Salih Mustafës, kundër vendimit dënues me 26 vjet burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor të 2022.

Për çka akuzohej Salih Mustafa?

Më 16 dhjetor, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Musafës, i është dhënë dënimi prej 26 vjet burgim nga nga Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa, i cili njihet ndryshe edhe si komandant Cali u shpallë fajtor në disa pika – “torturë si krime lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Dënimi, nga 35 vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 26 vjet burgim.

Mustafa është shpallur i pafajshëm për pikën e aktakuzës “trajtim mizor”.

Duke qenë se Mustafa u shpallë fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar fillimisht nga një dënim për vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë vendim fajësie.

E më pas kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, ka shqiptuar dënimin në tërësi me 26 vjet heqje lirie.

“Trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës ndalim arbitrarë, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”.

Dënimi ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale është i pari lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Sali Mustafa, i njohur me nofkën “komandat Cali”, akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme të shqiptarëve.

Këto krime dyshohet se ishin kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishtë konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhej se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Ndërkaq, Mustafa, i pyetur se si deklarohet për akuzat, kishte thënën “i pafajshëm në të gjitha pikat që mi ngarkon kjo Zyre e Gestapos”, duke bërë referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore