Sport

Programi i ri Kombëtar për Sportin, 5 milionë euro nga qeveria shqiptare


Programit të ri Kombëtar për Sportin do t’i akordohet fondi prej 5 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Kanë qenë përfaqësuesit e qeverisë që prezantuan këtë program, më 11 janar, bashkë me pjesëmarrjen e 61 kryebashkiakëve dhe drejtuesve të arsimit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka deklaruar se do të dyfishohen klasat sportive në shkolla, duke kapur shifrën e 400 klasave sportive në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, ka shpjeguar dhe hapat konkretë të këtij programi.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli

“Ky program do të përfshijë tre nivele të arsimit të lartë, arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë”, tha ai, “duke synuar të sjellim kulturën sportive që promovon jetën e shëndetshme”.

Risia e këtij programi do të jenë disiplinat e voleyball-it dhe basketboll-it, për meshkuj dhe femra, në shkolla dhe universitete.

“Do të jenë 16 mijë nxënës dhe studentë që do të përfitojnë nga ky program”, ka deklaruar Ylli.

Sipas tij, përmes këtij programi, do të krijohen 750 skuadra sportive me 380 trajnerë “që do të financohen nga fondi i qeverisë shqiptare”.

Përgjigje ka pasur veç nga “18 bashki”, ndërsa janë pyetur 61 prej tyre, për mbështetjen ndaj këtij programi.

Këtë e ka kritikuar dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Është e paimagjinueshme për mua që, pas një periudhe më shumë se 1-mujore, pjesa më e madhe e bashkive nuk japin përgjigje për disa kërkesa elementare të bërë nga ministrja për Rininë, e më pas edhe Komiteti Olimpik”, tha ai.

Bashkitë duhet të dorëzonin inventarin me terrenet sportive që janë në dispozicion, palestrave dhe shkollave që menaxhojnë. Por, sipas Ramës, kjo nuk është bërë as nga Bashkia e Tiranës.

Pajisja me bazën materiale do të bëhet nga fondi i qeverisë shqiptare, ndërsa mirëmbajtja e palestrave “i përket bashkive”.

Ky program lidhet “ngushtë” dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi njoftohet se çdo fëmijë do të pajiset me kartelën shëndetësore.

Pajisja me bazën materiale do të bëhet nga fondi i qeverisë shqiptare, ndërsa mirëmbajtja e palestrave “u përket bashkive”.

Nga ky fond nuk do të përfitojnë sportistët profesionistë, sipas kryeministrit.

Ndërsa ka akuzuar drejtuesit e klubeve sportive për “evazion fiskal” dhe “huliganizëm”, Rama tha se do të jetë KOKSH-i që do të organizojë dhe bashkërendojë të gjithë punën e të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këtë projekt.

Ky program lidhet “ngushtë” dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi njoftohet se çdo fëmijë do të pajiset me kartelën shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore