Lajme

Pritjet tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë


Pika kufitare te Dheu i Bardhë.

Tek Dheu i Bardhë, sërish janë krijuar kolona në orët e hershme të mëngjesit, deri në 60 minuta janë pritjet te pikat kufitare.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mirëpo në të njëjtin sqarohet se pritjet kaq të gjata nuk ka edhe për të dalë nga kjo pikë kufitare.

Në Mutivodë e Muçibabë pritjet për të hyrë në vend janë deri në 20 minuta.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare.

Kurse, në pikat tjera nuk ka pritje.

Ndërsa më 21 korrik, deri në 5 orë kanë qenë pritjet për mërgimtarët për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të cilat ishin publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ishin deri në 4 mijë.

Ndryshe, çdo vit në pikat kufitare krijohen kolona të tilla për shkak të ardhjes të diasporës.

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë.

Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, vazhdojnë të përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor të 2021, thuhej se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit pritet të zgjerohej në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale.

Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore