Përballje

Prishtinës i duhen 120 minuta për t’u kualifikuar tutje


Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Me këtë fitore kryeqytetasit kualifikohen në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Skuadrat ishin të detyruar t’i drejtoheshin kohës shtesë, për të gjetur fituesin.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.

Drenica ishin të parët që morën epërsinë, në minutën e 61-të me anë të Kreshnik Ukës.

Pas shumë përpjekjeve për të shënuar, Prishtina gjetën golin e barazimit në minutën e pestë të kohës shtesë.

Me fillim të vazhdimeve, Prishtina shënuan për epërsinë me anë të Sylley.

Drenica goditen transversalen pas një goditje fluturimthi të fuqishme, e cila për fatin e tyre të keq nuk përfundoi me gol.

Pothuajse të gjitha skuadrat e Superligës kanë kaluar tutje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, dhe kësaj liste tani i bashkohet edhe Prishtina.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore