Shqipëria

Princ Leka merr urdhër mbrojtje për 1 vit ndaj Gjergj Zaharisë


Gjykata Civile ka mbajtur këtë të enjte seancën gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, të cilët denoncuan njëri-tjetrin për dhunë.

Mësohet se gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtje për një vit Princ Lekës ndaj të atit të Elia Zaharaisë, Gjergj.

Kurse për urdhrin e mbrojtjes së Elias është shtyrë seanca, me kërkesë të mbrojtjes sepse nuk i kishin gati të gjitha provat.

Në seancë janë paraqitur vetëm avokatët e tyre ligjorë, ndërsa Princi dhe aktorja nuk kanë pranuar të jenë në sallë.

Pak ditë më parë, ata u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka i kishte dhunuar babanë aktores.

Video e sherrit mes tyre bëri xhiron e rrjetit.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajzë nga martesa e tyre.

Prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Zyrtarisht, Leka e konfirmuar divorcin më 15 janar.

Sakaq, pas ndarjes, Princi ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore