Lajme

Presidenti nigerian: Dështuam në planin për t’i dhënë fund dhunës


Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka pranuar, të shtunën e 12 qershorit, se ai nuk ka arritur t’i japë fund pasigurisë në vend. Një premtim që ai e bëri kur u zgjodh në vitin 2015.

Në një fjalim televiziv, ai tha se lufta kundër militantëve islamistë në veri kishte pasur pasojën e padëshiruar të përhapjes së dhunës në zona të tjera.

Buhari u shprehu “ngushëllimet e tij të përzemërta” familjeve të viktimave.

Grupi Islamist “Boko Haram”, i cili filloi kryengritjen e saj në vitin 2009, ka rritur sulmet në muajt e fundit.

Pas zgjedhjes së tij në 2015-ën, presidenti Buhari tha se grupi ishte “teknikisht i mundur” nga një ofensivë e ushtrisë.

Por ka pasur dhjetëra sulme në veri-lindje që nga fillimi i vitit dhe një numër bazash ushtarake si dhe qytete janë tejkaluar nga militantët. Gjithashtu janë plaçkitur edhe armët, ushqimi dhe ilaçet.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Ditën e Demokracisë, Buhari tha se dy vitet e kaluara kishin parë “sfida që do të kishin shkatërruar kombet e tjera, veçanërisht në lidhje me sigurinë tonë kolektive”.

Duke iu referuar sulmeve dhe rrëmbimeve që janë përhapur në Nigerinë veri-perëndimore dhe qendrore, ai tha se “për fat të keq, si shumica e situatave të konfliktit, disa kriminelë nigerianë kanë përfituar nga kjo situatë e vështirë”.

Presidenti tha se do të bënte “gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të garantuar sigurinë”.

Fjalimi erdhi ndërsa disa nigerianë u mblodhën për protesta mbarëkombëtare për çështje të pasigurisë.

Kohët e fundit, forcat e sigurisë kanë sulmuar protestuesit dhe shumë kanë akuzuar qeverinë se po përpiqet të parandalojë kritikat.

Organizatorët kryesorë të protestave shpesh janë shënjestruar dhe arrestuar.

Gjatë vitit të kaluar ushtria ka tërhequr trupat nga bazat më të vogla në veri-lindje për t’u përqendruar në vendet e mëdha të njohura si “Super Camps” (Super Kampet).

Sidoqoftë sipas analistëve ajo ka lënë pjesë të mëdha të komuniteteve rurale të pambrojtura.

Ekzistojnë shqetësime se bandat kriminale të armatosura në pjesë të tjera të vendit po krijojnë lidhje me militantët.

Dhjetorin e kaluar, atëherë shefi i ushtrisë gjeneral Yusuf Tukur Buratai, sugjeroi që lufta kundër “Boko Haram” mund të vazhdonte për 20 vjet të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore