Shqipëria

Presidenti Meta takon Ambasadorin e ri të Republikës Çeke


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti të mërkurën e 2 shkurtit, Ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i shtetit e uroi Ambasadorin e ri për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

Më tej, presidenti Meta, me anë të një statusi në median sociale Facebook, shprehu besimin se puna e Ambasadorit Urban do të forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Shpreha besimin se angazhimi i tij do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, veçanërisht në fushat ekonomike e tregtare, në turizëm, arsim e kulturë”.

Presidenti e falënderoi Ambasadorin e ri të Çekisë për mbështetjen e vendit të tij ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe për angazhimin dhe ndihmën në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore