Sport

Presidenti i Sporting Lisbon e mohon transferimin e Ronaldo-s: Nuk kemi para


Cristiano Ronaldo me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në disa klube portugeyi tashmë nuk mund të shkojë, pasi e kanë derisa kanë mbetur edhe disa alternativa si Bayern Munich, Roma, apo largimi në ligën e futbollit amerikan, MLS.

Një tjetër destinacion i shumëpërfolur në kohët e fundit ishte edhe klubi portugez, Sportung Lisbon, aty ku CR7 e filloi karrierën.

Por, kjo lëvizje duket se ishte vetëm thashetheme, pasi këtë e ka mohuar vetë presidenti i klubit portugez, Frederico Varandas.

“Asnjëherë nuk jemi marrë më mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldo-s. Trajneri ynë pyetet vazhdimisht në çdo konferencë për media që prej fillimit të sezonit, por janë vetëm thashetheme”, deklaroi Varandes.

Ai tha se klubi i tij nuk ka para të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e pesë her fituesit të Topit të Artë.

“Cilësojeni të përfunduar çështjen e kalimit të Ronaldo-s te Sporting. Ne të gjithë e ëndërrojmë rikthimin e tij, por nuk kemi aq para sa për të paguar rrogën e tij”, deklaroi kreu i klubit nga Lisbona.

Pra, largimi i Cristiano-s nga Manchester-i duket si çështje e kryer pas intervistës së fundit të tij, por mbetet të shihet se ku do të shkojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore