Përballje

Premier League/ Liverpool kërkon fitoren, duelet tjera për mbijetesë dhe Evropë


Premier League vazhdon me katër ndeshje tjera gjatë të dielës.

E shtuna solli ato rezultate që priteshin – Manchester United dështoi përsëri të gjente fitoren, kurse Manchester City me lehtësi e kaloi Norwich-in e Milot Rashicës.

Gjatë ditës së sotme, në fushë zbret Liverpool, në tentativë për të mbajtur hapin me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Me Salah dhe Mane të rikthyer, skuadra e drejtuar nga Klopp sot udhëton për t’u përballur me Burnley-n e vendit të fundit.

Të paktën në letër, kjo ndeshje pritet të jetë shumë e lehtë për të kuqt, që sot mund të rezervohen në energji edhe për ndeshjen e së mërkurës përballë Inter në Champions League.

Burnley nën anën tjetër kërkon shkëputjen nga fundi i tabelës, sepse aktualisht gjasat për mbijetesë i ka shumë të vogla.

Përveç Liverpool-it, në të njëjtin orar, pra 15:00, luhen edhe dy ndeshje.

Newcastle që duket se po e rikthen formën me blerjet e reja, e pret Aston Villa-n në formë.

Poashtu, një duel për zonën Champions zhvillohen mes Tottenham-it të Conte-s dhe Wolves.

Kurse dita mbyllet me duelin Leicester – West Ham.

Derisa Leicester është një skuadër pa objektiva këtë sezon, West Ham është më ashpër se asnjëherë më parë në luftë për të siguruar një vend në zonën Champions.

Një fitore sot, West Ham-in do ta largonte tri pikë nga Manchester United i vendit të pestë.

Kjo ndeshje që fillon në orën 17:30, është jetike për muhabetin e Evropës në Angli – dhe mbyll ketë javë në elitën e ishullit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore