Sport

Premier League/ Chelsea hap fals, Norwich-i thyen mallkimin, merr fitoren e parë këtë sezon


Kanë përfunduar tre ndeshje në Premier League angleze. Norwich-i i Milot Rashicës ka arritur të marrë fitoren e parë për këtë sezon. Chelsea ka ngecur në barazim me Burnley-n. Crystal Palace ka fituar përballë Wolverhampton-it.

Ndeshjet u luajtën për javën e 11 në Premier League. Më herët u luajt përballja mes Manchester United dhe Manchester City-t. Skuadra e Pep Guardiola-s fitoi me rezultatin 2-0.

Norwich-i fitoi me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Brentford-it. Golat për miqtë u shënuan nga  Mathias Normann dhe Teemu Pukki. Për vendasit shënoi Rico Henry.

Chelsea barazoi 1-1 me Burnley-n në shtëpi. Për blutë shënoi Kai Haverz. Takimi u barazua nga Matey Vydra.

Crystal Palace fitoi me shifrat 2-0 përballë Wolves-it. Golat për Crystal-in u shënuan nga Wilfried Zaha dhe Conor Gallagher.

Ndeshja e fundit për këtë të shtunë në Premier League do të jetë mes Brighton-it dhe Newscatle-t. Sfida do të luhet nga ora 18:30.

Renditja e Premier League:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore