Pajisje

Pothuajse një e pesta e punonjësve të Facebook tani janë duke punuar në VR dhe AR


Facebook ka gati 10,000 punonjës në divizionin e tij që punojnë në pajisje “Augmented reality” dhe realitetit virtual, sipas një raporti në The Information bazuar në të dhënat e brendshme organizative. Numri do të thotë se departamenti i laboratori “the Reality Labs” përmban gati një të pestën e njerëzve që punojnë në Facebook në të gjithë botën.

Kjo sugjeron që Facebook ka përshpejtuar përpjekjet e tij për VR dhe AR. Siç vuri në dukje Upload VR në vitin 2017, divizioni Oculus VR përbënte mbi një mijë punonjës në një kohë kur numri i përgjithshëm i Facebook ishte 18,770 në përgjithësi, duke treguar një përqindje diku prej pesë përqind.

Që atëherë, Facebook ka zhvendosur fokusin e tij VR nga Oculus Rift-style duke publikuar Oculus Quest dhe Quest 2, të cilat janë pajisje të pavarura që nuk kërkojnë një PC.

“Sot, shumica e asaj që bën Facebook është, ne po ndërtojmë mbi platformat e njerëzve të tjerë”, tha CEO Mark Zuckerberg për The Information në një intervistë këtë javë mbi ambiciet e Facebook të VR dhe AR. “Unë mendoj se me të vërtetë ka kuptim për ne që të investojmë, për të ndihmuar në formimin e asaj që unë mendoj se do të jetë platforma tjetër e madhe, për t’u siguruar që zhvillohet në atë mënyrë që njerëzit të jenë të bashkuar me njëri-tjetrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore