Sport

Polonia refuzon të luaj kundër Rusisë


Polonia e ka bërë zyrtare që nuk do të luajnë përballë Rusisë në kualifikueset për Kupën e Botës që do të zhvillohen në muajin mars.

Ky është sanksioni i radhës i ngritur për Rusinë, pas sulmit dhe deklaratën e luftës që ngritën kundër Ukrainës.

Më parë, UEFA vendosi që të zhvendosë finalen e Champions League nga Rusia, Formula 1 largoi garën e Rusisë e shumë sporte të tjera ndëshkuan sponsorët rus.

Rusia është në play-off për Kupën e Botës, në rrugën B së bashku me Suedinë, Çekinë dhe Poloninë.

Pikërisht Rusia dhe Polonia luajnë kundër njëra-tjetrës, të paktën sipas planifikimit, më 24 mars.

Mirëpo presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza ka thënë që ata nuk do të marrin pjesë.

“Ky është vendimi i drejtë”, tha ai, “jemi në bisedime me Suedinë dhe Çekinë që të bëjnë të njëjtën gjë”.

Edhe Leëandoëski, kapiteni i Polonisë, tha që “është vendim i drejtë”.

“Nuk mund ta imagjinojë një ndeshje kundër Rusisë, kur lufta dhe agresioni në Ukrainë vazhdon”.

Vendimi do t’i mbetet në dorë FIFA-s.

Në rastin hipotetik të përjashtimit të Rusisë, vendin e tyre në play-off për Katar 2022 do ta marrë kombëtarja e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore