Lajme

Polonia fillon dozat Johnson & Johnson, përfitimet i tejkalojnë rreziqet


Polonia ka filluar administrimin e dozave të vaksinës Johnson & Johnson COVID-19 të enjten e 15 prillit, pasi përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet e mundshme, thanë përfaqësuesit e qeverisë dhe zyrës së barnave.

Agjencitë federale shëndetësore të SHBA-ve  rekomanduan të martën përdorimin e pauzës për vaksinën Johnson & Johnson. Kjo, për të paktën disa ditë pasi gjashtë gra nën moshën 50 vjeç zhvilluan mpiksje të rrallë të gjakut pasi morën dozën, duke sjellë një pengesë të re në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

“Në rastin e Johnson & Johnson sot është dita e parë që është përdorur. Ne nuk kemi marrë sinjale se ka probleme, ose që pacienti po refuzon (ta marrë atë)”, tha për një konferencë shtypi Michal Dworczyk, një zyrtar qeveritar që mbikëqyr programin e vaksinave të vendit.

Kreu i Zyrës për Regjistrimin e Produkteve Medicinale i tha konferencës se përfitimet nga vaksina J&J tejkalojnë rreziqet e mundshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore