Shqipëria

Politika në Shqipëri uron besimtarët bektashinj në ‘Ditën e Ashures’


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten e 19 gushtit ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures.

‘’Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit”, shkruhej nga Meta në median sociale Facebook.

‘Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!’, e mbyll Presidenti urimin.

Më herë i pasi që ka ururar besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures ishte kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi,

“Dita e Ashures është një ndër ditët që shënojnë shfaqjen e virtyteve më të mira të bektashinjve; është një sintezë e vlerave njerëzore; një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve’, thuhej në urimin e Ruçit.

Këtë Ditë të shënuar, Ruçi e cilësoi si një kumt miqësie, solidariteti dhe paqeje.

“Vlerat bektashiane marrin vlera të veçanta në botën e sotme të trazuar edhe nga konfliktet etnike e fetare. Drita dhe mësimet e paqta të besimit u kundër qëndrojnë ekstremistëve, terroristëve dhe forcave të errësirës. T’i lexojmë të gjithë këto mësime të Bektashizmit!”, mbyll urimin Kryetari i Kuvendit.

Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore