Lajme

Politico: Gerhard Schröder në Moskë për të takuar Putin-in


Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder gjendet në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga burime të njohura me këtë çështje për Politico-n.

Schröder ka qenë nën kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit për refuzimin e shkëputjes së lidhjeve të tij të ngushta me Moskën zyrtare pas pushtimit të Ukrainës nga Putin.

Madje disa nga pjesëtarët e stafit të tij u larguan javën e kaluar pasi ai këmbënguli të mbante postet në gjigantët e energjisë “Rosneft” dhe “Gazprom” të lidhur me Kremlin-in.

Schröder, një socialdemokrat, shërbeu si kancelar gjerman nga viti 1998 deri në vitin 2005.

Që prej asaj kohe ai ka gëzuar një karrierë fitimprurëse biznesi falë roleve të tij në energjinë ruse.

Vizita e Shroder-it në Moskë pasoi bisedimet në Stamboll me një politikan ukrainas, i cili është anëtar i delegacionit të vendit për bisedimet e paqes me Rusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore