Lajme

Policia: Tregtarët në Prizren u rrahën mes vete e më pas dy prej tyre hodhën mjet shpërthyes


Ilustrim.

Policia e Kosovës, është deklaruar lidhur me detaje të reja pas shpërthimit që ka ndodhur të mërkurën në tregun e kafshëve në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, është thënë se gjithçka ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit ndërmjet tregtarëve të kafshëve.

Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar, por më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona janë kryerës të kësaj vepre penale.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se tregtarët janë përshirë në një rrahje e më pas dy prej tyre kanë hedhur një mjet shpërthyes.

“I njëjti është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme hetimore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet në afat prej 48-orë, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuar, ku janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij”.

“Policia rajonale në Prizren së bashku me Prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar”, përfundon njoftimi.

Të mërkurën, 9 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren të mërkurën, ndërsa të dyshuar për këtë shpërthim janë tre persona të cilët janë në arrati, por që janë identifikuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka deklaruar Bytyqi për AP.

Sulmi, sipas informacioneve që posedon policia është bërë me një granatë dore.

Nga Policia është thënë se janë duke qëndruar në vendngjarje, ndërsa në vendngjare është edhe prokurori kujdestar.

Institucionet kompetente kanë nisur me mbledhjen e provave dhe dëshmive për rastin në fjalë.

9 të lënduar nga shpërthimi me granatë dore në Prizren – të dyshuarit në arrati

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore