Kosova

Policia: Persona të panjohur kanë tentuar ta djegin derën e Kishës Ortodokse në Prizren


Përmes një njoftimi për media Policia e Kosovës ka njoftuar se dersa e Kishës Ortodokse “Shën Pantelija” në Prizren kishte tentuar te digjet të hënën nga persona panjohur.

“Një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha. I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija”- kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Por, sipas organeve të rendit, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur.

“Pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ke rekomanduar që të iniciohet rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërsa në Drenas një person ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore