Lajme

Policia e Kosovës konfiskon aparatura për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan


Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë të 24 janarit ka konfiskuar aparatura për prodhimin e kriptovalutave gjatë një operacioni në fshatin Dobrajë të komunës së Lipjanit.

Siç thuhet edhe në komunikatën për media, me këtë rast janë ftuar edhe zyrtarët doganor, të cilët kanë proceduar më tej me rastin.

Ndryshe Qeveria e Kosovës më 4 janar kishte marrë vendim që të anuloj veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën gjendet vendi.

Për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vendimi ishte marrë pas rekomandimit të Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

Rizvnolli, madje kishte njoftuar se do të angazhohen të gjitha institucionet relevante për të identifikuar dhe ndaluar prodhimin e kriptovalutave.

E për të arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kriptovalutat i kishte quajtur si “një lloj bastore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore