Shqipëria

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi


Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku..

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të premten e 18 nëntorit kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku.

“Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Të dy premtuan se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të rritet.

Menaxhmenti i lartë i institucioneve të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”.

Në takim pos dy krerëve të institucioneve, morën pjesë edhe menaxhmenti i lartë i institucioneve të dy vendeve.

Më 5 prill, policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ajo e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), kishin përfunduar stërvitje së bashku

Pjesë e këtij trajnimit ka qenë edhe një tog i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe një i FARSH-së, të cilët përfituan njohuri të reja nga përvojat dhe eksperiencat e shumta që treguan gjatë realizimit të stërvitjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore