Sport

Pochettino: Mbappe është dhe do të mbetet futbollist i PSG-së


Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, sidomos pas transferimit të Lionel Messi-t në drejtim të Paris Saint-Germain.

Tash e shumë vite, Mbappe e ka bërë të qartë se ëndrra e tij është të bashkohet me Real Madrid-in.

Madje, sipas raportimeve gjatë ditëve të fundit, Mbappe ka vendosur që me klubin madrilen të bashkohet qysh këtë verë.

Mirëpo, ndryshe shprehet trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettinho.

I pyetur se a do të jetë Mbappe ende pjesë e skuadrës pas tre javësh kur edhe mbyllet merkato verore, Pochettino u shpreh:

“Nuk kam çfarë të them për fjalët e presidentit Al-Khelaifi”, tha fillimisht Pochettino.

“Mbappe është dhe do të mbetet futbollist i PSG-së”.

Një tjetër futbollist i cili është lidhur me një të ardhme larg Paris-it, është sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi.

Sa i përket Icardi-t, Pochettino u shpreh që “ai është një futbollist shumë i mirë skuadre”, dhe se ai “nuk beson se Mauro Icardi do të largohet”.

PSG zhvillon sonte ndeshjen përballë Strasbourg, ku Mbappe pritet të startojë ndeshjen nga fillimi.

Shumë media kanë raportuar që Kylian Mbappe do t’ia komunikojë vendimi e tij të gjithëve gjatë ditës së hënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore