Sport

Pochettino kërkon De Gea-n te PSG


Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino duket se ka gjetur zëvendësuesin e Keylor Navas-it, për të mbrojtur katërkëndëshin e parizienëve nga sezoni i ardhshëm. Portieri i Manchester United-it, David de Gea, pritet të kalojë në Paris në verë.

The Sun raporton se 30-vjeçari i United-it, De Gea do të largohet pasi edhe vendin në formacionin e Djajve të Kuq që nga sezoni i ardhshëm pritet ta marrë Dean Henderson-i.

De Gea është nën kontratë me United-in deri në qeshorin e 2023 dhe përfiton një pagë javore prej 435 mijë eurosh. PSG është nga të vetmet klube që mund ta përballojnë kartonin dhe pagën e lojtarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore