Jetesë & Stil

Plot 50 ditë që kur Chrissy Teigen nuk ka pirë alkool


Modelja, Chrissy Teigen, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, një moment mjaft “historik” për të, pasi që ka kaluar ditën e 50-të që prej kur i ka thënë lamtumirë alkoolit.

“Sot është brezi im i kthjelltësisë 50 ditore!”, ka mbishkruar ajo mbi një video të publikuar në Instagram.

Sipas Teigen, ajo shënoi brezin e saj më të gjatë të maturisë, por ajo nuk është e sigurt nëse nuk do të pijë më, edhe pse e di që pirja “nuk i shërben më në asnjë mënyrë.”

Chrissy Teigen.

“Nuk argëtohem më shumë, nuk kërcej, nuk relaksohem”, ka shkruar ajo.

“Unë sëmurem, bie në gjumë dhe zgjohem e sëmurë, pasi kam humbur atë që ndoshta ishte një natë argëtuese. Unë u argëtova me të dhe vlerësoj këdo që mund ta shijojë atë me përgjegjësi”, ka përfunduar ajo.

Ylli i mediave sociale është duke u përballur me depresionin pas zbulimeve se ajo i kishte kontrolluar njerëzit në mediat sociale në të kaluarën, për të cilat Teigen kërkoi falje publike.

Teigen ishte shprehur të jetë ndjerë “si plehrë” në jetën e saj reale dhe ky reagim kishte ardhur pas skandaleve të publikuara nga stilisti i modës, Michael Costello si dhe modelja, Courtney Stodden, të cilët e akuzuan Chrissy-n për bulizëm.

Michael Costello.

“Nuk e di vërtet çfarë të them. Ndihem si plehrë në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe më shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur”.

“Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull” – tha ajo në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it.

Ajo tha se kishte në plan të tërhiqej pak nga mediat sociale dhe së fundmi ka ndarë pamjet e saj në turne me burrin e saj këngëtar, John Legend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore