Shqipëria

Plagosën 49-vjeçarin në Tiranë, në pranga dy tifozë holandezë


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vënë në pranga dy shtetas D.B., 23 vjeç dhe D.H., 21 vjeç banues në Holandë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas autoriteteve, këta shtetas, më datë 24 maj 2022, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Barrikadave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore