Përballje

Pjesë e parë dramatike, Trepça në epërsi prej tetë pikësh ndaj Sigal Prishtinës


Ndeshje spektakolare është duke u zhvilluar në Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Trepça është duke fituar si mysafir ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 31:39 në ndeshjen e fundit gjysmëfinale të fazës “Play-Off” në Prince Cafe Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët befasuan duke e nisur me vrull ndeshjen, teksa çereku i parë përfundoi me shifrat 4:17 në favor të “Xehtarëve”.

Në çerekun e dytë prishtinasit “u zgjuan nga gjumi” duke e fituar me rezultat 27:22.

Pra, rezultati në fund të pjesës së parë doli të jetë 31:39, derisa pjesa e mbetur e ndeshjes premton spektakël.

Kujtojmë që cili ekip shënon sonte fitore, atëherë kualifikohet në finalen e madhe ku e pret Peja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore