Boterori 2022

Pjesa e parë mes Iranit dhe Uellsit mbyllet pa gola


Pjesa e parë e ndeshjes mes Uellsit dhe Iranit ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Uellsi, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë që kishin.

Në minutën e 16-të, Irani arriti të shënojë golin e epërsisë me anë të Ali Gholizadeh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kujtojmë, se para fillimit të ndeshjes, tifozët iranian vërshëlluan himnin e tyre, për shkak të shkeljeve të drejtave të grave.

Uellsi dhe Irani ndodhen në Grupin B, së bashku me Anglinë dhe SHBA-në.

Nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë, atëherë Irani do radhitet në pozitën e fundit me një pikë, dhe Uellsi në vendin e dytë me dy pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore