Sport

Pirlo shkarkohet nga klubi turk


Andrea Pirlo është shkarkuar nga posti i trajnerit të klubit turk, Fatih Karagumruk.

44-vjeçari u shkarkua tre xhiro para përfundimit të Superligës së Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Turqia, të cilët nuk kanë dhënë arsyetime, por thuhet se “të gjithë shkojnë e vijnë, por klubi është ai që mbetet”.

“Të gjithë shkojnë e vijnë, por Karagumruk është ai që do të mbetet. Dëshirojmë ta falënderojmë legjendën e futbollit, Andrea Pirlo-n, për përpjekjet e tij për ne dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Legjenda e futbollit italian ishte emëruar trajner i Karagumruk-ut më 12 qershor të vitit të kaluar.

Ai e drejtoi skuadrën në 36 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë 13 fitore, 12 barazime dhe 11 humbje.

Fatih Karagumruk aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Superligës Turkë, 10 pikë larg zonës së rënies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore