Përballje

Phoenix Suns skuadra e momentit në NBA, shënojnë fitore kampionët dhe Warriors


Phoenix Suns është skuadra e momentit në ligën amerikane të basketbollit, NBA, të cilët morën fitoren e 11-të radhazi.

Suns këtë radhë mposhtën në shtëpi Brooklyn Nets me rezultat 121:111, duke mbajtur pozitën e parë në tabelën e Konferencës Perëndimore me 41 fitore e nëntë humbje.

Devin Booker ishte më efikasi në këtë sfidë, i cili realizoi 35 pikë e gjashtë kërcime, derisa edhe Chris Paul kontribuoi me 20 pikë e 14 asistime.

Kurse për mysafirët e Nets u dallua Mikal Bridges, i cili realizoi 27 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Milwaukee Wucks vs Washington Wizards

Ndërkohë, te suksesi u rikthyen edhe kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, të cilët shënuan fitore në shtëpi përballë Washington Wizards, me rezultat 112:98.

Giannis Antetokounmpo ishte protagonist në fitoren e Bucks në këtë takim, i cili realizoi “triple-duble”, duke shënuar 33 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, ndërsa për miqtë u dallua Kyle Kuzma, i cili shënoi 25 pikë e 11 kërcime.

Ndërkohë, edhe pse pa yllin e tyre Stephen Curry-n, Golden State Warriors morën fitoren e shtatë radhazi, të cilët mposhtën në udhëtim San Antonio Spurs, me rezultat të ngushtë 120:124.

San Antonio Spurs vs Golden State Warriors

Më i dalluari në këtë sfidë, ishte basketbollisti i Warriors, Jordan Poole, i cili realizoi 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Ndërsa për Spurs, lojë të mirë shfaqi Dejounte Murray, i cili ishte shumë afër të arrinte “triple-duble”, duke shënuar 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime.

Suksesin e radhës e morën edhe Chicago Bulls, të cilët mposhtën në shtëpi Orlando Magic me shifrat 126:115.

Chicago Bulls vs Orlando Magic

DeMar DeRozan ishte më i miri i sfidës te Chicago, duke shënuar 29 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, ndërsa për miqtë u dallua Wendell Carter me 24 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Detroit Pistons 101 – 111 New Orleans Pelicans

Toronto Raptors 110 – 106 Miami Heat

Minnesota Timberëolves 130 – 115 Denver Nuggets

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore