Lajme

Petkoviç për (mos)lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë më 3 prill: – “Testi dhe shansi i fundit i ndërkombëtarëve”


Drejtori i Zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç,

Drejtori i Zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka deklaruar se nëse zgjedhjet presidenciale serbe të 3 prillit ndalohen në Kosovë, “kjo do të çojë në pasoja të paparashikueshme” në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe se është “testi dhe shansi” i fundit i komunitetit ndërkombëtar.

Përmes një deklarata për media, kjo e ashtuquajtur Zyre, shkruan se “qëllimi destruktiv i Kurtit për të shkelur mbi të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, është i qartë”.

“Por çështja është se a do t’i sheh në heshtje komuniteti ndërkombëtar përsëri politikanët shqiptarë të luajnë lojëra me normalizimin e marrëdhënieve apo kësaj here do të lëvizin prej fjalëve dhe deklaratave në marrje të hapave konkretë”, pyet Petar Petkoviç.

Sipas tij, Zgjedhjet Presidenciale të 3 prillit në Serbi “janë shansi dhe testi i fundit për komunitetin ndërkombëtar”.

“Ata kanë përgjegjësi dhe obligim absolut për të siguruar implementimin dhe respektimin e arritjeve dhe parimeve, për të lejuar serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre”, përfundon deklarata.

Kuvendi i Kosovës më 15 janar përmes një rezolute ndaloi Referendumin serb të 16 janarit të mbahet brenda territorit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore