Lajme

Petkoviç: Kurti po na i tundë armët


Petar Petkoviç, Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Hajrullah Çeku

I ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ditëve të fundit, sidomos pas situatës së krijuar në Veri me fillimin e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit, nuk e ka ndalur për asnjë minutë propagandimin kundrejt Kosovës dhe udhëqësve të saj.

Në karvanin e tij propoganues kësaj radhe Petkoviç ka futur tre eksponent të Qeverisë së Kosovës – kryeministrin Albin Kurtin, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun.

Petkoviç pretendon se ditëve të fundit ka një “fushatë të sinkronizuar nga përfaqësuesit e Kosovës kundër serbëve në Kosovë”.

Sipas tij Albin Kurti, është ai i cili “duke i tundur armët bënë thirrje për luftë, sulmon dhe akuzon serbët dhe Beogradin zyrtar”.

Në anën tjetër Xhelal Sveçla në sytë e Petkoviç, është personi i cili “dëshiron të kriminalizojë serbët në Veri”.

E ndërsa Hajrullah Çeku, në fantazin e shfrenuar të Petkoviç-it  është ministri i cili rrënon manastiret serbe duke pretenduar se po i mbron ato.

Të gjitha këto pretendime të sajuara e të ashtuquajturit drejtor që kanë për qëllim shpifjen dhe keqinformimin nuk janë të bazuara në asnjë informatë zyrtare, të paktën deri më tani Policia e Kosovës nuk ka lëshuar asnjë komunikatë për media ku ka njoftuar për ndonjë serbë të keqtrajtuar apo për ndonjë manastir të dëmtuar apo rrënuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore