Kosova

Petkoviç i reagon Osmanit: Prishtina s’po dialogun me ndershmëri


Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se Prishtina nuk ka ndërmend të dialogojë me ndershmëri, kjo sipas tij meqë kanë përçuar mesazhe se Beogradi po bllokon negociatat.

”Akuzat e tyre të pabaza se Beogradi zyrtar po “bllokon dialogun” dhe se ekziston një “listë e gjatë” e marrëveshjeve që Beogradi nuk i ka mbajtur, siç pretendon Vjosa Osmani, nuk mund të interpretohen ndryshe”, tha Petkoviç në një deklaratë me shkrim.

”Kanë kaluar nëntë vjet që kur Prishtina refuzon të zbatojë marrëveshjet në fushën e energjisë, por gjeneron krizë energjetike”.

Ai ka thënë se “Beogradi është vendosur dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj dialogut dhe procesit të normalizimit të marrëdhënieve, por dialogu nuk mund të trajtohet si një monolog nga një palë shantazhuese në tryezën e bisedimeve, por si një proces i kërkimit të përbashkët për një zgjidhje kompromisi”.

Petkoviç shtoi se Prishtina, në vend që të përdorë mashtrime, është më mirë të kthehet në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe të mos refuzojë bisedimet me ekipin negociator serb, siç ka bërë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore