Lajme

Petkoviç i reagon Kurtit për Asociacionin- “Po poshtëron edhe avokuesit e saj, BE-në dhe ShBA-në”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar përsëri pas qëndrimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mos-ekzistimin e mundësisë së formimit të një “asociacioni mbi baza etnike”.

“Me mesazhet e tij të fundit se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe, Albin Kurti jo vetëm që anulon dialogun, por në mënyrë të drejtpërdrejtë i poshtëron ata të cilët kohëve të fundit kanë avokuar për formimin e asociacionit, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Petkoviç në reagim.

“Serbëve në Kosovë u mohohet e drejta për jetë nën pretekstin se komunitetet etnike janë të papranueshme. Kjo është ofendim për serbët, sepse zonat dhe qytetet ku jetojnë shqiptarët janë vende të pastërta etnike”, vazhdon më tej Petkoviç.

Madje, Petkoviç hedh akuza “se nuk po i vënë veshin fjalëve të Kurtit”, vendet si Gjermania dhe Britani, dhe madje, sipas tij, “mesazhet e tij marrin vëmendje dhe respekt te publiku i tyre”.

“Këso deklaratash i shërbejnë Kurtit për betejat e tij të brendshme politike dhe raundin e dytë të zgjedhjeve”, vazhdon Petar Petkoviç.

Ndërkaq thotë edhe se “kjo është arrogancë dhe demonstrim i arbitraritetit” të Kryeministrit të Kosovës, të cilën, ai konsideron, “duhet sanksionuar pikërisht ata që janë garamtuesë të marrëveshjeve”.

“Kurti po mendon jo që vetëm mos të ketë Asociacion të Komunave Serbe, por të mos ketë as serbë. Por s’do ta lejojmë kurrë. Do të luftojmë për të drejtat kolektive të popullit serb”, shkruan ky zyrtar fiktiv.

“Me qëndrime të tilla të tij”, vazhdon Petkoviç, “Kurti inkurajon edhe njerëzit e njëmendtë me të në Beograd si Dragan Gjilashin, i cili është në gjendje të kalojë oqeane për të lënduar popullin e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore